Hakmarrja ndaj rusëve po vazhdon në sport.
Schalke 04 njoftoi dje se e ka ndërprerë bashkëpunimin me sponsorin e fanellave, “Gasprom”, ndërsa sot ishte radha e Manchester Unitedit.
Klubi anglez në fakt e ka anuluar marrëveshjen dhjetëra milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ruse, “Aeroflot”.
Gjiganti britanik e mori këtë vendim pas sulmeve që i nisi dje Rusia ndaj Ukrainës, shkruan “Gazeta Express”.
“Ne kemi vendosur që ta tërheqim bashkëpunimin me sponsorin ‘Aeroflot’. Ne e ndajmë shqetësimin e tifozëve tanë në krejt botën dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për njerëzit e prekur në luftën në Ukrainë”, ka njoftuar klubi nga “Old Trafford”.
Man Utd ka hequr dorë nga kontrata prej 40 milionë funtesh me aviokompaninë ruse, me kontratën që do të zgjaste deri në vitin 2023.
“Aeroflot” i mbulon qindra linja në mbi 50 shtete të botës. /Gazeta Express/
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë