Real Madridi dhe Athletico Madrid po luajnë ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Pjesa e parë ka dhuruar spektakël, duke u shënuar katër gola, shkruan Arbresh.info.
Teksa rezultati pas kësaj pjese është 2-2.
Të drejtuarit e Simeones e nisën më mirë sfidën duke realizuar gol në minutën e shtatë përmes Hermosos.
Ndërsa nuk mungoi kundërpërgjigja e ‘Los Blancos’, kur brenda 10 minutave, përmes dy mbrojtësve dolën në epërsi për herë të parë në ndeshje.
Fillimisht barazoi Rudiger në minutën e 20-të, pastaj Mendy shënoi në minutën e 30-të.
Kjo nuk ishte e tëra për këtë pjesë pas Griezmann vetëm shtatë minuta më vonë barazoi në 2-2.
Pjesa e dytë krahas rasteve të shumëta të krijuara solli vetëm dy gola, për secilën skuadër nga një.
Athletico riktheu epërsinë duke shënuar nw minutën e 78-të pas një gabimi të Kepas, Rudiger shënoi në portën e tij.
Por nuk vonoi përgjigja e Realit, sërish një mbrojtës hero për ‘galaktikët’, Carvajal shënoi shtatë minuta më vonë për të barazuar ndeshjen.
Teksa fituesi pritet të mësohet pas vazhdimeve ose penalltive./Arbresh.info/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...