“Nerazurrët” kanë ndarë pikët në derbin e sotëm (e shtunë) të zhvilluar si nikoqir kundër Lazios.
Interi ka barazuar pa gola 0 me 0 në ndeshjen në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A të zhvilluar në stadiumin Giuseppe Meazza kundër Lazios, shkruan portali arbresh.info.
Pas tri disfatave radhazi në të gjitha kompeticionet, skuadra nënë udhëheqjen e Lucianos Spallettit është ndalur edhe nga skuadra e Inzaghit pasditen e sotme duke barazuar pa gola.
Shanset nga të dy skuadrat nuk munguan, por portat në fund mbetën të pastra.
Interi në pozitën e tretë tani ka 41 pikë, shtatë më pak si lideri – Napoli, ndërsa lazio qëndron në pozitën e pestë me 37 pikë./arbresh.info/
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes s...
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...