Kombëtarja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz, nën organizimin e FSHF-së.
Pas fitores ndaj Andorrës (3:1), vajzat dardane patën paraqitje të mirë edhe në duel me vajzat kuqezi.
Ato kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Olsa Maqastenës, duke dëshmuar kësisoj se edhe në takim objektiv të vetëm e kanë fitoren.
Më pas ishin vajzat kuqezi ato që bën trysni drejt portës kosovare dhe si rrjedhojë në minutën e 38-të arritën të barazojnë shifrat, me golin e Xhesika Ndojit.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e baraspeshuar, derisa 10 minutat e fundit të ndeshjes Kosova i zhvilloi me 10 lojtare në fushë, pasi Aurora Cakolli u ndëshkua me karton të kuq. Por këtë periudhë loje të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit, e menaxhuan mirë dhe nuk lejuan kundërshtaret të rrezikojnë portën, shkruan lajminet.
Ndërkohë, në serinë e penalltive, më të mira u treguan vajzat e Kosovës, të cilët në fund fituan 2:0.
“Këtë takim e kemi përgatitur pak më mirë. Pjesa e parë ishte e mirë, pasi krijuam lojë, ndërtuam aksione dhe kishim më shumë raste. Megjithatë, këto ishin mundësitë tona fizike. Vajzat duhet të punojnë ende shumë në klubet e tyre. Gjithsesi, një fitore tjetër, një eksperiencë me shumë për vajzat, të cilat po rriten pas çdo ndeshje. Në fund të ndeshjes ato e përjetuan edhe presionin e lojës me një lojtare më pak, por edhe presionin e gjuajtjeve të penalltive. Por e menaxhuam mirë situatën dhe në fund fituam”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja, Albina Rrahmani.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne Kosova e zhvillon më 12 mars kundër Moldavisë, në orën 12:30.
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...