Vashat e Kosovës janë mposhtur me rezultat të thellë në ndeshjen kundër Rusisë që u zhvilluar në Ankara të Turqisë me rezultat 3-0. Të gjitha golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë.
Kombëtarja e Kosovës e femrave në futboll ka pësuar humbje prej 3-0 kundër Rusisë, në një ndeshje e cila u zhvillua në Ankara.
Kosova gjendet në grupin A ku është Holanda, Rusia, Sllovenia, Turqia dhe Estonia.
Rusia e kreu punën e tyre që në pjesë të parë pasi që shënuan të tre golat.
Goli i parë erdhi në minutën e 6-të nga Marina Federova.
Tre minuta më vonë shënoi Alsu Abdulina kurse në minutën e 12 shënoi përsëri Federova.
Kosova ka për ta luajtur edhe një ndeshje dhe atë kundër liderit të Grupit A, Holandës, e cila Kombëtare tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në kampionatin e EURO.
Momentalisht Kosova është në vendin e katër me 12 pikë dhe duket se do ta përfundojë aventurën në këtë vend pasi që vendi i pestë, Turqia ka vetëm 5 pikë dhe ka mbetur vetëm një xhiro deri në përfundim të këtyre kualifikimeve. /GazetaExpress/
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona