Raphael Varane do të mbyllë aventurën trevjeçare me Manchester United në fundin e këtij sezoni. Francezi u transferua të “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Real Madrid për shumën e 42 milionë paundëve, por me problemet e shumta fizike, klubi vendosi të mos rinovojë me 31-vjeçarin.
Varane, tashmë ka nisur të mendojë për aventurën e radhës dhe sipas “Foot Mercato”, lojtari ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Francë te klubi i Lens, pjesë e të cilit ka qenë edhe përgjatë sezonit 2010-2011. Në fakt, Varane është rritur te Lens pasi ka qenë pjesë edhe e të rinjve të këtij klubi nga viti 2002 deri në vitin 2010.
Skuadra e Lens mban aktualisht vendin e gjashtë në Ligue 1 kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit teksa me një trepikësh do të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës, aty ku Varane do t’i bënte shumë punë ekipit./ss
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...