
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 26: Manager Louis van Gaal of Manchester United and Manager Jose Mourinho of Chelsea embrace after the Barclays Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on October 26, 2014 in Manchester, England. (Photo by John Peters/Man Utd via Getty Images)
Ish trajneri holandez, Louis Van Gaal, ka kritikuar trajnerin aktual të Manchester United, Jose Mourinho.
Ish trajerni i Ajaxit, Barcelonës dhe Bayern Munich, për dy vite ishte trajner i djajve të kuq. Në sezonin e parë të tij, ai kishte transferuar lojtarë si Radamel Falcao, Angel Di Maria, duke e arritur që ta rikthejë Unitedi në Ligën e Kampionëve.
Në vitin e dytë ai përfundoi në pozitën e pestë, me pikë të barabartë me rivalin e qytetit, Manchester City, por që falë golaverazhit më të mirë, City ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Por, Van Gaal fitoi kupën e famshme në futbollin anglez, FA Cup.

Kjo nuk i mjaftoi atij, që ta përmbyllte kontratën e tij trevjeçare që kishte, pasi bordi i Man Utd, kishte vendosur ta shkarkonin atë, dhe ta zëvendësonin me Jose Mourinhon.
“Më mirë do të shihja City-n teksa luan se sa United,” shprehet Van Gaal.
“Të duhet kualitet në skuadër dhe duket qartë se City ka një skuadër më të mirë.
“Nëse më pyesni se sa mirë kam bërë tek United, do të thosha se ishte viti më i mirë i karrierës sime, duke marrë parasysh rrethanat nën të cilat po punoja, luanim futboll që ishte në rregull. Por nuk është futboll që vlerësohet në Angli”, shtoi trajneri holandez.
Van Gaal ishte kritikuar nga tifozët dhe analistët se ai nuk luante futboll të bukur dhe të shpejtë, gjë që trajneri legjendar e mohon këtë.
“Dhe prapëseprapë, kur sheh United, duhet të them se Mourinho nuk po kritikohet teksa loja e tij është shumë më e mërzitshme.
“Ajo që prodhon United tani është një futboll mbrojtës. Gjithmonë kam luajtur futboll sulmues.”
Manchester Untied nën drejtimin e holandezit, kishte rekord të mirë në përballjet me gjigantët e Premierligës, ai kishte fituar të gjitha me Liverpoolin në Premierligë.
Vlen të theksojmë që dje u zhvillua derbin i qytetit të Manchesterit, të cilin City e fitoi me rezultat 1 me 2. /arbresh.info/
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK