Skuadra e Manchester United ka fituar ndeshjen e djeshme në “OldTrafford” 2:1 kundër Wolfsburgut, por trajneri holandez, Van Gal, nuk është i kënaqur aspak.
“Kundërshtari shënoi i pari dhe na u desh të shtonim presionin e lojës. Kemi barazuar që në pjesën e parë dhe në të dytën i kemi vënë me ‘shpatulla pas muri’, duke marrë me meritë të plotë epërsinë. Nuk jam i kënaqur për faktin se si u soll skuadra pasi arritëm epërsinë.
Lojtarët ulën ritmin dhe Wolfsburg mbizotëroi, ndaj dhe kemi rrezikuar fitoren. Kërkoj më shumë agresivitet nga skuadra, pasi në këtë mënyrë, në Ligën e kampionëve nuk mund të shkosh gjatë”, ka thënë Van Gaal para mediave.
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...