Virgil van Dijk ka lavdëruar mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri dhe bashkëlojtarët e tjerë për fitoren dramatike të Liverpoolit kundër Barcelonës në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligë të Kampionëve.
Në mungesë të Mohamed Salahs dhe Roberto Firminos në Anfield për shkak të lëndimeve, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi kanë qenë startues në këtë ndeshje, shkruan portali arbresh.info.
Origi realizoi golin e parë dhe të katërt për “Redsat” në fitoren 4 me 0, ndërsa Shaqiri krijoi një super asistim në golin me kokë nga Georginio Wijnaldum.
“Mendoj se Divock ishte i pabesueshëm, Shaqiri në një nivel tjetër”, ka thënë qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të klubit. “Të gjithë kanë besimin për të kryer punën”
“Sigurisht, të gjithë kanë kualitete të ndryshme por ju duhet t’i shfrytëzoni ato dhe sot ne e kemi shfaqur këtë”
“Divock ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne duke e mbajtur topin. Nëse e shikoni se si erdhi Gini pas sigurisht një zhgënjimi që nuk startoi, është thjeshtë e jashtëzakonshme”
“Ne të gjithë mund të jemi krenar sepse të gjithë luajnë pjesën e tyre”, përfundoi Van Dijk
Liverpooli do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit ose Tottenham Hotspurit në Madrid më 1 qershor./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...