Mesfushori i Ajax-it, Doony van de Beek ka thënë se ende nuk ka arritur marrëveshje me Real Madrid-in.
Holandezi që nga vera e kaluar mbetet i lidhur me kalimin te “Los Blancos”, por ende nuk ka asgjë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Në kohën e fundit ka pasur shumë spekulime që thonë se Van de Beek ka nënshkruar me “Mbretërit”, por lojtari i ka hedhur poshtë këto thashetheme.

“Të luaj në diell është gjithmonë mirë, por jo, ende nuk kam filluar klasën spanjolle”.
“Asgjë nuk është arritur dhe gjithçka mbetet e hapur. E di që jam i dashur këtu në Ajax. Transferimi varet nga ndjenjat e mira për klubin tjetër dhe nëse e di se do luaj rregullisht dhe do përshtatëm me sistemin”, deklaroi ai.
Për transferimin e Van de Beek mbetet të thuhet vetëm konfirmimi i Zinedine Zidane, i cili preferon yllin e United, Paul Pogba ose të Napol-it, Fabian Ruiz./arbresh.info.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...