Mesfushori i Ajax, Doony van de Beek ka thënë se do të refuzojë transferimin në Manchester United këtë muaj.
Holandezi shihet si zëvendësimi adekuat i Paul Pogba në “Old Trafford”, pasi ky i fundit me shumë mundësi do largohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Van de Beek ka thënë se do qëndrojë te gjiganti holandez këtë sezon.

“Nuk mundem ose nuk dua të transferohem. Kam thënë se do luaj Ajaxin këtë sezon, ndoshta tjetrin”
Pavarësisht sugjerimeve të tij se mund të qëndrojë në sezonin e ardhshëm, besohet që Real Madrid ka arritur marrëveshje me mesfushorin për ta transferuar në fund të sezonit.
22-vjeçari këtë sezon ka shënuar tetë gola në 26 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi