Mesfushori i Ajax-it, Donny van de Beek është në pritje të ofertave nga Premierë Liga, derisa dëshiron largimin nga Ajax-i.
Sipas Transfer Showon, është mundësi e fortë që holandezi të largohet gjatë tregut veror, mirëpo është i lumtur te kampioni holandez, transmeton arbresh.info.
Van de Beek ishte prioritet për Real Madrid-in para pandemisë së koronavirusit, mirëpo nuk ka kryer testet mjekësore ose të nënshkruajë ndonjë marrëveshje.

Lojtari është duke konsideruar kalimin në kampionatin anglez, mirëpo Ajax ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare.
Kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2022 dhe mbetet të shihet nëse do largohet./arbresh.info.
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...