Mesfushori i talentuar i Ajax-it, Donny van de Beek ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez, Manchester United.
Holandezi këtë javë ishte në bisedime të thella me “Djajtë e Kuq”, kurse sonte (e diele) u arrit marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Van de Beek do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, e cila do e mbajë në “Old Trafford” se paku deri në vitin 2025.

Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy skuadrave, derisa United-i pritet të paguajë rreth 40 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit.
Kompletimi i transferimit mund të ndodh gjatë javës së ardhshme, kurse klubi anglez është duke punuar edhe për të realizuar transferimin e yllit të Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi