Mesfushori i Ajax-it, Donny van de Beek iu ka thënë bashkëlojtarëve se do transferohet te Manchester United-i dhe pritet të udhëtojë në Angli javën e ardhshme që të kompletojë transferimin.
23-vjeçari është në ‘radarin’ e top klubeve evropiane që nga edicionet e kaluara duke përformuar në nivelet e larta, transmeton portali arbresh.info.
Skuadrat si Barcelona, Real Madrid dhe Tottenham janë duke monitoruar situatën, kurse holandezi pritet të bëhet lojtar i United-it javën e ardhshme.

Sipas Diario Sport, Van de Beek i ka thënë kolegëve lamtumirën dhe është i hapur për kalimin në “Old Trafford”.
Ky transferim pritet të kushtojë rreth 35 milionë euro./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi