Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron të sigurojë titullin në La Liga këtë vikend.
Katalunasit mund ta bëjnë këtë sonte (e shtunë) kundër Levantes në Camp Nou në rast se sigurojnë tri pikë të plota, transmeton portali arbresh.info.
“Ne i japim shumë rëndësi titullit, është kjo që shënon sezonin”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“E di se ka edhe të tjerë trofe si Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, por ato varen më shumë në momente specifike”
“Liga është më shumë një kompeticion me muaj, për të fituar në shtëpi, si mysafirë, kjo ka shumë vlerë”, përfundoi Valverde./arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump