Ernesto Valverde ka pranuar se ka folur me portierin Jasper Cillessen rreth të ardhmes së tij në Barcelonë dhe shpreson të vazhdojë qëndrimin në klub.
Kontrata e reprezentuesit holandez në Camp Nou është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021 dhe lojtari ka një klauzolë të blerjes prej 60 milionë euro, ndërkohë që besohet se dëshiron të jetë pjesë e rregullt e formacionit startues, transmeton portali arbresh.info.
“Është e vërtetë që kam folur me Japserin, por nuk mund ta përsëris këtu në konferencë për shtyp atë që është aty”, u ka thënë Valverde gazetarëve.
“Është e qartë që ne llogarisim në të pasi unë e kam përmendur tashmë vazhdimisht këtë – ne e vlerësojmë atë shumë dhe ne dëshirojmë që ai të vazhdojë qëndrimin në klub”
“Ne kemi nevojë për dy portier të mirë dhe ne i kemi ata, prandaj ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë”
29-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Ajaxi në vitin 2016./arbresh.info/
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë