Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thuhet se dëshiron t’i lejoj Ivan Rakiticit të largohet në rast se vjen një ofertë e përshtatshme për mesfushorin gjatë kësaj vere.
Reprezentuesi kroat ka qenë duke u përfolur shumë për transferim në Manchester United ndërkohë që raportet në Spanjë këtë javë pretendojnë se klubi në Old Trafford ka bërë një kontakt, transmeton portali arbresh.info.
Tani, Cadena SER raporton se Valverde ka rënë dakord me largimin e Rakiticit për çmimin e duhur pas një takimi me trajnerin e përgjithshëm Pep Segura në fillim të kësaj jave.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk është ende i bindur nga oferta që mund t’i përshtatet edhe atij edhe Barcelonës.
Rakitic ka shënuar tri herë brenda 31 paraqitjeve te Barcelona në sezonin 2018/19./arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve