Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për organizatën “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe për të gjithë shqiptaro-amerikanët që, sipas tij, po angazhohen fuqishëm për kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.
Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.
Sipas Haradinajt, prezenca politike e Kosovës si shtet në institucionet amerikane është jetike, sidomos në këtë kohë.
Kurti takoi rinin në Vushtrri, u premtoi mbështetje të vazhd...
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa rrugë të kry...
Hamza në Vushtrri: Familjet po përballen me vështirësi të më...
IKD padit Kuvendin për ndërhyrje në mandatin e Komisionit pë...
Komunat paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese të Rregullore...
Irani paralajmëron: Sulmet e reja nga SHBA mund ta zgjerojë ...