Ernesto Valverde ka hedhur poshtë vlerësimin si “favorit” të skuadrës së Barcelonës para ndeshjes së tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Romas.
“Blaugranët” do të jenë nikoqir mbrëmjen e sotme (e mërkurë) para ndeshjes kthyese në Romë javën e ardhshme, por strategu beson se takimi do të jetë i balancuar mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Shpresoj me të vërtetë që tifozët në Camp Nou të jenë të shumtë dhe të në përkrahin ne kundër Romas ashtu siç bënë kundër Chelseas”, ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.
“Të qenurit favorit nuk do të thotë asgjë për aq sa unë jam i shqetësuar. Nuk është e vërteta e lojës. Gjithçka mund të ndodhë papritmas. Ne duhet të luajmë në formë të jashtëzakonshme për t’i mposhtur ata”

“Ata thonë që ne jemi favorit, por e vërteta është që loja vendoset vetëm në fushë dhe ne kemi respekt për Romën”
“Nuk është befasi që ata kanë arritur në çerekfinale sepse ata luajnë shumë mirë, ata sulmojnë dhe mbrohen mirë dhe janë të vështirë për t’i mbrojtur ata kur janë në formë”
Takimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 në Camp Nou./arbresh.info/
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën