Ernesto Valverde ka thënë se Barcelona është nën presion aq sa është edhe Real Madridi para El Clasicos të së shtunës në Santiago Bernabeu.
Barcelona është e pamposhtur në 24 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet dhe aktualisht gjendet në krye të tabelës së La Ligas me 11 pikë më shumë se Real Madridi në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pavarësisht formës së mirë të skuadrës së tij në ligë, Valverde ka mohuar sugjerimet që ndeshja do të jetë e lehtë për Barcelonën.
“Jo, ne jemi të dy nën presion për këtë ndeshje”, ka thënë trajneri në konferencën për media këtë të premte. “Me presionin dua të them për shkak të asaj që ndeshja ka kuptim. Nuk mendoj që është një faktor definitiv fakti që Madridi është prapa dhe duhet të fitojë”
“Këtu ka faktor të mjaftueshëm rreth ndeshjes përveç presionit në të dy skuadrat”
Barcelona është mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 nga Madridi në Superkupën e Spanjës në gusht, por Valverde beson që skuadra e tij është përgatitur për ndeshjen në La Liga./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...