Valon Berisha është prezantuar si lojtar i Lazios.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, këtë verë la Salzburgun e Austrisë për t’iu bashkuar italianëve të Lazios.
Në prezantimin e tij, Berisha është paraqitur së bashku me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren.
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka thënë fjalë të mëdha për 25 vjeçarin, që pritet të ndihmojë shumë Lazion në arritjen e synimeve në sezonin e ri.
“Nuk e kam fshehur admirimin që kam për të, ai ka diçka që përfaqëson frymën e kësaj shoqërie (Lazio), është një luftëtar i madh, një person i madh brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Tare.
I lumtur që i është bashkuar Lazios, është deklaruar edhe Valon Berisha.
“Jam i lumtur që jam këtu. Lazio është një eksperiencë e re për mua, nuk po mund të pres për të shfaqur talentin tim”, ka deklaruar ylli i Kosovës.
“Jam duke u stërvitur, shpresoj të jem i gatshëm brenda javës. Arritja në Serie A ka qenë një ëndërr për mua, e po ashtu të transferohem në një klub të madh si Lazio. Në zhveshtore ka një atmosferë të mirë, dua të mësoj më shumë nga shokët e skuadrës”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...