Valon Behrami ka thënë se synimi i tij është të jetë forcë uniteti në zhveshtoren e Udineses me përvojën që ka dhe gjuhët e huaja që i njeh.
Udinese përballet sot me Interin me fillim nga ora 15:00, transmeton Express.
“Udinese është ekip i talentuar, ka shumë lojtarë të rinj të cilët punojnë fort gjatë javës për të korrur rezultate”, ka thënë kosovari i Kombëtares së Zvicrës për Inter TV.
Behrami ka vuajtur nga lëndimet së fundmi dhe do ta nisë lojën e sotme nga banka rezervë.
“Nuk kam qenë në gjendje të luaj aq shumë sa dua, por shihem i pikë reference në zhveshtore, kryesisht për shkak të numrit të gjuhëve të huaja që fliten aty. Gjithmonë tentoj ta japë më të mirën, pavarësisht çfarë roli kam”, ka shtuar Behrami. /Express/
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...