Javier Hernandez, i njohur si Chicharito, është duke u kërkuar nga Valencia dhe ata nuk janë duke hequr dorë garën për nënshkrimin me sulmuesin meksikan pavarësisht se West Hami ngurron të shes atë.
Duke marrë parasysh që sulmuesi ka luajtur te Real Madridi, ai ka eksperiencë në La Liga Santander dhe ideja është që ai do të përshtatet lehtë në futbollin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Marca ka mësuar që Valencia tashmë ka shtruar një ofertë për West Hamin duke vendosur tetë milionë euro në tavolinë.
Finalizimi i marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë megjithatë për shkak se skuadra në Premierë Ligë ka thënë nga fillimi se ata nuk pranojnë ndonjë ofertë për lojtarin dhe largimi i tij ka gjasa më shumë të ndodhë në formë huazimi.
Sidoqoftë, mendohet se një ofertë prej 12 deri në 14 milionë mund të jetë e mjaftueshme për të parë që “Hammers” të ndajnë rrugët me Chichariton.
Monaco ka shprehur gjithashtu interesim për sulmuesin për shkak se ata janë të vendosur për të shtuar një golashënues në skuadër për t’i ndihmuar atyre të luftojnë zonën e dëbimit.
Valencia besohet të ketë avantazh ndaj skuadrës në La Liga sepse ata besojnë se lojtari dëshiron të kthehet në Spanjë dhe është madje i gatshëm edhe për të pranuar një pagë më të vogël./arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut