Valencia është në prag të nënshkrimit me portierin e Juventusit, Norberto Neto, për 7 milionë euro.
‘Sky Italia’ raporton që kampioni italian do të lejojë transferimin e 27-vjeçari për një marrëveshje prej 7 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Neto pritet t’i nënshtrohet sot (e premte) testimeve mjekësore në Spanjë.
Braziliani ka bërë vetëm 11 paraqitje qysh pas transferimit nga Fiorentina në vitin 2015, megjithëse ai ka qenë përzgjedhja e parë në ndeshjen për Kupë të Italisë.
Fillimisht u raportua që “Bianconerët” ishin duke kërkuar një tarifë prej 10 milionë euro, ndërsa tani thuhet se ata kanë pranuar një ofertë më të vogël./arbresh.info
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...