Valencia është eliminuar nga Arsenali në gjysmëfinale të Evropa Ligës.
Pas disfatës 3 me 1 në Londër, skuadra spanjolle është mposhtur edhe në takimin si nikoqir mbrëmjen e sotme (e enjte) me rezultat 2 me 4 (3-7 i përgjithshëm) dhe kështu “Topçinjtë” kanë vazhduar tutje në finalen e madhe, shkruan portali arbresh.info.
Pierre Emerick Aubameyang është lojtari i kësaj ndeshje dhe është vlerësuar me notë maksimale (10) pas paraqitjes së shkëlqyer në Mestalla duke finalizuar hat-trick (88′, 69′, 17′)
Me notë të lartë është vlerësuar edhe Lacazzete me një gol dhe një asistim (9.1).
Granit Xhaka është vlerësuar me notë mesatare 6.9, ndërsa Shkodran Mustafi me notën 6.3.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Valencias, Neto (5.2)./arbresh.info/

Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...