Myrto Uzuni mund të rikthehet shumë shpejt në skenën evropiane. Sipas mediave italiane, sulmuesi i Austin FC po konsideron largimin nga MLS në fund të vitit 2025, me synimin për të provuar sërish veten në një kampionat më konkurrues.
Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se Uzuni dëshiron rikthimin në Evropë, një ambicie që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e disa klubeve, veçanërisht në Itali.
Cagliari raportohet se ka shfaqur interes konkret për 30-vjeçarin, i cili ka fituar reputacion të fortë si golashënues gjatë eksperiencës së tij në Evropë dhe MLS.
Klubi sard, që synon të forcojë repartin ofensiv në gjysmën e dytë të sezonit, po shqyrton mundësinë e një huazimi fillestar në janar. Kjo formulë do t’i lejonte Cagliarit të vlerësonte përshtatjen e Uzunit në Serie A përpara se të vendosë për një blerje të mundshme në verë.
Aktualisht nuk ka ende negociata të avancuara, por kontaktet pritet të intensifikohen në javët e ardhshme. Në pritje të afatit kalimtar dimëror, Myrto Uzuni mbetet një nga emrat më të nxehtë për të forcuar sulmin e Cagliarit.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes