Utah është skuadra e radhës që është renditur në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, pasi e ka eliminuar LA Clippersin, ndërsa Boston e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Washingtonit.
Utah në ndeshjen e shtatë ka fituar me shifrat 104:91, duke u kualifikuar me rezultat 4:3 në seri. Gordon Hayward me 26 dhe George Hill e Derrick Favors me nga 17 pikë ishin më të merituarit për fitoren vendimtare.
Te vendësit, tek të cilët u vërejt shumë mungesa e të lënduarit Blake Griffin, më i dalluari ishte DeAndre Jordan me 24 pikë, ndërsa Jamal Crawford i shtoi 14 sosh.
Ndërkohë, Bostoni e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë në lindje, duke e mposhtur Washingtonin me rezultat 123:111. Pesë basketbollistë të skuadrës fituese realizuan pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Isaiah Thomas, i cili ndeshjen e përfundoi me 33 pikë të shënuara.
Jae Crowder kontribuoi me 24, ndërsa Al Horford me 21 pikë. Te Washingtoni, Bradley Beal me 27 pikë ishte më i miri. Rezultatet: Utah – LA Clippers 104:91 (4:3), Boston – Washington 123:111 (1:0).
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit