Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, mëngjesin e kësaj të enjte është ngjitur me sukses në majën Makalu.
Sipas Federatës së Bjeshkatarëve dhe Alpinistëve të Kosovës, Ibrahimi me këtë ngjitje realizoi gjysmën e qëllimit të saj në ngjitjen e 14 majave me mbi 8000 metra lartësi.
“Alpinistja jonë e njohur, Uta Ibrahimi, sot në mëngjes realizoi me sukses ngjitjen në majën Makalu 8485 lmd, duke përmbushur kështu gjysmën e qëllimit të saj, ngjitjen në 14 majat mbi 8000 metra lmd. Utës, i dëshirojmë zbritje të suksesshme” thuhet në njoftimin e tyre.

Makalu është mali i pestë më i lartë në botë me 8,485 metra lartësi, Ndodhet në Himalajet Mahalangur 19 kilometra në juglindje të malit Everest, në kufirin midis Nepalit dhe Rajonit Autonom të Tibetit, Kinë.
Makalu është një majë e izoluar, forma e së cilës është një piramidë me katër anë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë