Usain Bolt, lamtumirë nga dyshemeja (VIDEO)

23:53 | 12 Gusht 2017

E tmerrshme ajo që ndodhi me Usain Bolt?

Sprinteri më i mirë në histori ka thënë lamtumirë nga dyshemeja gjatë garës 4×100 metra në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Londër.

Xhamajkani lëndoi kofshën e këmbës së tij të majtë duke mos pasur mundësi të përfundoj garën, shkruan portali arbresh.info.

Vendin e parë në mënyrë befasuese e mori Britani e Madhe (37.47), të dytin Amerika (37.52), ndërsa në pozitën e tretë doli Japonia (38.04).

Para se të rrëzohej në dysheme, Bolt vuri dorën në kofshën e këmbës së djathtë me një gjest që nënkuptonte se është duke ndjerë dhimbje.

Usain Bolt qëndroi dy minuta në atë vend para se të zgjohej në këmbë për të kryen garën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara