Usain Bolt nuk mundi të fitojë medaljen e artë në garën e tij të fundit të karrierës në sprint 100 metra.
Në finalen e sotme në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, ai u rendit i treti duke u kaluar nga amerikanët Justin Gatlin dhe Christian Coleman.
Gatlin i përshkoi 100 metrat për kohën 9 sekonda e 92 të qindtat, ndërsa Coleman për 9 sekonda e 94 të qindtat.
Xhamajkani i cili ka dominuar për vite me radhë atletikën, kryesisht në garat e sprintit 100 dhe 200 metra, arriti të regjistronte vetëm kohën 9 sekonda e 95 të qindtat për t’u renditur në vendin e tretë.
30-vjeçari, 8 herë medalist i artë në Lojërat Olimpike, mban rekordin e garës së sprintit në 100 metra me kohën 9 sekonda e 58 të qindtat, i vendosur në Kampionatin Botëror të Berlinit në vitin 2009./21Media
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...