Kombëtarja e Uruguait kalon në çerekfinale të Kupës së Botës, transmeton arbresh.info.
Uruguai e ka eliminuar Portugalinë duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Uruguai ka kaluar në epërsi prej 1:0 me një gol të shënuar nga Edinson Cavani (minuta e shtatë) i cili u shërbeu për mrekulli në zonë nga Luis Suarez. Cavani shënoi me kokë.
Portugalia i ka barazuar shifrat në 1:1 me golin e realizuar nga mbrojtësi Pepe me kokë në minutën e 55-të.
Uruguai e arriti golin e fitore në minutën e 62-të me një ekzekutim perfekt të Edinson Cavanit.
Përpjekjet e Portugalisë deri në fund të ndeshjes ishin të kota.
Më poshtë i keni notat e futbollistëve për ndeshjen në fjalë. /arbresh.info/


Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës