Pas shumë negociatave dhe përpjekjesh të mëdha nga të dyja palët, FC Bayern dhe mbrojtësi francez Dayot Upamecano kanë rënë dakord për një kontratë të re.
Sipas Fabrizio Romanos, Upamecano do të qëndrojë në Mynih deri në qershor të vitit 2030, duke i dhënë klubit një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë për disa sezone të ardhshme.
Konfirmimi i marrëveshjes vjen pas një muaji negociatash intensive, ku të dyja palët kanë treguar vullnet për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Francezi pëlqehej edhe nga Real Madridi, dhe Liverpooli nëse këta të fundit do e largonin Konaten.
Upamecano iu bashkua Bayernit nga Leipzigu në vitin 2021./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...