Google ADS

Unitedi tenton transferimin e Lucas Vazquez

18:44 | 7 Dhjetor 2020
L G

Manchester United do të tentojë që në janar të transferojë Lucas Vazquezin nga Real Madridi.

Lojtari spanjoll nuk ka shumë hapësirë te Los Blancos, andaj largimi në afatin kalimtar dimëror është një opsion.

Sipas asaj që raporton Defenca Central, Unitedi është duke përgatitur një ofertë për Vazquezin që nuk është i lumtur te madrilenët.

Bëhet e ditur se Djajtë e Kuq janë të gatshëm që të ofrojnë 15 milionë euro për transferimin e spanjollit.

Por, Real Madridi vështirë se mund të lejojë largimin e lojtarin në këtë shumë, derisa një ofertë mbi 30 milionë euro do të bënte Zinedine Zidanen dhe Florentino Perezin që të shisnin lojtarin.

Kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2021, e që United nuk dëshiron të paguajë më shumë se 15 milionë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme