Manchester Unitedi ka përpiluar listën e dëshirave për transferime gjatë afatit kalimtar të verës, ku spikasin disa nga talentet më të mëdhenj anglez.
Ole Gunnar Solskjaer është afër të fitojë punën e përhershme si trajner i Unitedit pas rezultateve pozitive pas ardhjes në detyrë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Jogobella nga Zott-i ju prezanton dhjetëshen e vitit!
Kështu, trajneri norvegjez ka filluar të bëjë plane për transferime të reja gjatë verës, ku spikasin disa nga talentet më të mëdhenj anglez.
Sipas mediumit The Sun, Djajtë e Kuq janë gati të lëvizin në verë për transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundit, Aaron Wan-Bissaka i Crystal Palace dhe Declan Rice nga West Hami.
Sancho është 19-vjeçar, Rice ka mbushur 20 vjeç, ndërsa Wan-Bissaka është 21-vjeçar dhe po shkëlqejnë me ekipet e tyre aktuale duke rënë në radarin e Unitedit.
Në listën e dëshirave të klubit nga Old Trafford gjendet edhe objektivi i kamotshëm, Harry Maguire i Leicester Cityt, i cili do të synohet pas treshes së talentuar./Telegrafi
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen