Manchester Unitedi e ka ndërmend të rinovojë kontratën e Paul Pogbas për të larguar interesin nga Real Madridi.
Unitedi refuzoi të gjitha qasjet për lojtarin këtë verë dhe thuhet se e vlerësojnë Pogban në 165 milionë euro, të cilat Reali nuk ishte në gjendje t’i ofrojë.
Kontrata e reprezentuesit francez në Old Trafford skadon në qershor 2021 dhe me më pak se dy vjet të mbetura, ajo tani po hyn në një fazë kritike.
Pogba mund të largohej falas atë verë ose vlerësimi i transferimit të tij mund të zvogëlohej ndjeshëm verën e ardhshme nëse akoma nuk arrihet një marrëveshje e re.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, mesfushori qendror është i pari në listën e Unitedit pas rinovimeve të kontratës së David De Gea dhe Victor Lindelof.
Ky medium shton se talenti sulmues Mason Greenëood dhe mesfushori Jesse Lingard janë gjithashtu në listë për rinovimin e kontratave me Djajtë e Kuq.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...