Menaxheri legjendar i United është duke u shëruar nga gjakderdhja në tru që pësoi këtë vikend kurse Mata beson që fitimi i FA Cup do të ishte një fitore për nder të tij
Manchester United duhet ta fitojë FA Cup’ën për ta nderuar ish menaxherin e klubit Alex Ferguson, i cili është në spital dhe i është nënshtruar një operacioni emergjent pas gjakderdhjes në tru.
Kështu thotë Juan Mata.
“Këtë të shtunë të gjithë nga ne ishim të mërzitur me lajmin për gjendjen shëndetësore të Sir Alex Ferguson”, tha Mata duke shkruar në bllogun e tij të përjavshëm në faqen e United.
“Këto rrethana kanë pasur një impakt të madh në Manchester United, siç mund ta imagjinoni. Të gjithë ne jemi afër tij tani, për ti uruar atij shërim të shpejt. Ai ka qenë një figurë unike dhe fondamentale në historinë e futbollit në dekadat e kaluara. Nuk pata fatin që të me trajnojë, ishte fatkeqësi, por tani e di mirë trashëgiminë që ai e ka lënë në këtë klub, me mentalitetin e tij dhe gjenin luftarak fitues që ne duhet ta nderojmë duke fituar tri ndeshjet e fundit të sezonit, veçanërisht FA CUP’ën”.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj