Harry Maguire nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës mes Manchester United dhe rivalëve Liverpoolit.
Trajneri, Erik ten Hag e ka konfirmuar një gjë të tillë në konferencë për media.
“Harry [Maguire] nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme, por mos mendoni se është një [çështje] afatgjatë. Luke Shaw u stërvit këtë mëngjes, kështu që ne mendojmë se ai është i disponueshëm për të dielën. Marcus Rashford [është në dispozicion].”
Maguire u lëndua në pjesën e parë të humbjes së United në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut. /Lajmi.net/
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...