United Basketboll pasi triumfoi ndaj Vëllaznimit në dy finalet e zhvilluar, u shpall kampione e Ligës së Parë Femrat dhe tashmë është zyrtarisht në Superligën Femrat për edicionin e ardhshëm.
Me dy fitore të fuqishme kundër rivalit të fortë, Vëllaznimi, United arritu të shpallet kampione.
Finalet ishin përplot adrenalinë, emocione e spektakël, një pasqyrë perfekte e pasionit që këto vajza kanë për lojën.
Medaljet dhe trofeu i Kupës u ndan nga anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Ideal Bakija, i cili ishte i pranishëm për ta nderuar këtë moment të veçantë.
Tia Tuhina nga United u shpall MVP pas një performance të shkëlqyeshme që tregoi në parket. Çmimin për më të mirën e ndeshjes e ndau po ashtu Ideal Bakija.
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...