Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i kënaqur me mbrojtësin Kieran Tierney pas rikthimit të tij nga lëndimi.
Lojtari i transferuar nga Celcicu gjatë verës bëri një debutim impresiv javën e kaluar dhe kishte një tjetër paraqitje kualitative në fitoren e së enjtes ndaj Standard Liege, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për performancën e Tierney pas ndeshjes, Emery tha: “Kieran është rikthyer pas lëndimit me një qëndrim të mirë”.
“Ai luajti javën e kaluar kundër Nottingham Forest për 80 minuta me një performancë të mirë dhe sonte ishte një tjetër performancë e mirë”
“Ne jemi një skuadër e mirë kompetitive me të dhe me Sead Kolasinac si një mbrojtës i krahut të majtë. Ne jemi të lumtur me të”, shton spanjolli./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...