Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Newcastle, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA.
Sipas raportimeve të mediave europiane, qeveria e futbollit ka ndëshkuar arbitrin polak Tomasz Kwiaktowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salzburgut.
Mbrëmjen e të martës Kwiaktowski ishte arbitër VAR-it, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.
UEFA nuk ka reaguar ende zyrtarisht për episodin, megjithatë pezullimi i arbitrit polak flet shumë dhe konfirmon se në zyrat e qeverisë europiani nuk u ka pëlqyer aspak një penallti e atillë./ss
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...