UFEA ka njoftuar se legjenda e Romas, Francesco Totti, do të pranoj Çmimin e Presidentit të UEFA-së gjatë muajit gusht.
Sulmuesi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për “Giallorossët” të dielën ndaj Genoas duke shënuar fitore që njëkohësisht i siguroi klubit pozitën e dytë në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
“Çmimi i Presidentit njeh arritjet e shquara, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë shembullore personale”, tha presidenti Aleksander Ceferin. “Të gjitha këto atribute janë të personifikuar nga Francesco Totti, një njëri që ka dhënë një çerek shekulli të jetës së tij për të luajtur te Roma”
“Urime Francesco për një karrierë fantastike dhe për një besnikëri dhe dedikim të jashtëzakonshëm te Roma dhe te futbolli”
Bobby Robson, John Cruyff, Paolo Maldini dhe Gianni Rivera janë fituesit e mëparshëm të këtij çmimi madhështor./arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...