UEFA dedikon një reportazh për fitoren e Ballkanit ndaj Dinamos
FC Ballkani do të përballet me FC Astanën të enjten në kuadër të fazës së grupeve në Conference League.
Ndërsa para kësaj përballje, shtëpi e futbollit evropian, UEFA, ka kushtuar një reportazh për skuadrën e Suharekës ku pjesë kryesore ishte fitorja ndaj DInamo Zagrebit në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.
“Në ndeshjen e dytë këtë herë ata mahnitën 24 herë kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb në Prishtinë për fitoren e parë në shtëpi në fazën e grupeve të ndeshjeve evropiane. Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?” ka shkruar UEFA.
Më poshtë gjeni reportazhin e publikuar nga FC Ballkani.
/Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës