Roma dhe Liverpooli janë akuzuar nga UEFA për ngritjen e fishekzjarrëve në pjesën e dytë të gjysmëfinales së tyre në Ligë të Kampionëve.
“Giallorossët” fituan me rezultat 4 me 2 mbrëmjen e së mërkurës, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për të vazhduar tutje në finale pas humbjes 5 me 2 në takimin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e premte), UEFA ka publikuar raportin disiplinor dhe është konfirmuar që presidenti i Romas, James Pallotta, është akuzuar gjithashtu për komentet e tij pas ndeshjes.
Lupi është ndëshkuar gjithashtu për shkak të se tifozët ngritën fishekzjarrë, ndërkohë që organizimi nuk ishte në nivel të duhur dhe shkallët ishin të bllokuara.
Liverpooli është akuzuar për fishekzjarre dhe rasti do të shqyrtohet nga Trupi Kontrollues, Etik dhe Disiplinor i UEFA-së më 31 maj./arbresh.info/
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...