Italia është në panik për shkak të përhapjes së Coronavirusit, që po ndikon në mënyra të ndryshme te bota e futbollit.
Pak ditë pasi u anuluan disa sfida në Serie A, dhe më pas që u mor vendimi që deri në prill të mos lejohet hyrja e tifozëve nëpër stadiume, tani edhe UEFA ka dalë me vendim zyrtar për ato klube që luajnë në Europe.
UEFA ka njoftuar sot zyrtarisht se sfidat e Ligës së Kampionëve mes Valencias dhe Atalantës, dhe ajo e e Europa Leagues, mes Interit dhe Getafes, do të luhen pa pranin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Shkak për këtë vendim është bërë përhapja me shpejtësi e Coronavirusit, veçanërisht në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës, ndërsa mbyllja e dyerve të stadiumeve shmang qëndrimin e njerëzve afër me njëri-tjetrin.
Ende nuk ka një vendim sa i përket sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi katalan vijon të shesë biletat dhe gjasat janë që të luhet normalisht, me praninë e publikut spanjoll e italian.
Ndërsa s’ka njoftim as për sfidën Juventus – Lyon, nëse do të ketë tifozë, apo cafrë do të ndodhë./express
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...