Qeveria europiane e futbollit i ka besuar Shqipërisë organizimin e turneut UEFA Development për grupmoshën U-15. Ky turne, do të zhvillohet nga data 19 deri në 23 Shtator në Shqipëri, dhe ndeshjet do të luhen në Qendrën Sportive Kamëz.
Në këtë turne do të marrin pjesë katër vënde, Shqipëria që është organizatore e kompeticionit, Kosova, Estonia dhe Taxhikistani. Turneu fillon të enjten me ndeshjen Kosovë-Taxhikistan, në orën 12:00. Ditën e parë luan edhe Shqipëria përballë Estonisë, në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më datë 21, me Shqipëri-Taxhikistan që zhvillohet në orën 12:00 dhe Estoni-Kosovë në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 23 Shtator, me Taxhikistan-Estoni në orën 10:00 dhe Kosovë-Shqipëri në orën 12:00.
Shqipëria e 15 vjeccarëve e drejtuar nga trajneri Armand Dama fillon nesër grumbullimin për këtë turne. Trajneri i kuqezinjve të vegjël ka grumbulluar 23 lojtarë, të gjitha këta të datëlindjes 2005.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...