UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë.
Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë se procedurat kishin nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, shkruan Reuters.
UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.
Shtëpia e madhe e futbollit evropian vendimin pritet t’a bëjë zyrtar në ditët në vijim.
Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë ishin në ndeshjen ndaj Italisë, duke dominuar në tribuna.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...