Shkëndija e Tetovës është dënuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s me gjobë prej 20 mijë eurove dhe një ndeshje me mbyllje të një sektori të tifozëve, në ndeshjen e radhës që tetovarët e luajnë si vendas në Ligën e Konferencës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra tetovare pas një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ky dënim erdhi pasi tifozët tetovar kanë shpalosur banderola që nuk përputhen me frymën sportive, në ndeshjen ndaj Shelboune, ka bërë të ditur Shkëndija.
“KF Shkëndija njofton opinionin se ka pranuar vendimin e Trupit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s, lidhur me shfaqjen e banderolave që nuk përputhen me frymën sportive, gjatë ndeshjes me Shelbourne FC në xhiron e dytë të UEFA Conference League, për çka klubi është ndëshkuar me gjobë nga UEFA.”
“Sipas këtij vendimi, klubi është gjobitur me 20 000 euro, ndërsa është vendosur edhe mbyllja e pjesshme e stadiumit (sektori 11) për një ndeshje të ardhshme në garat evropiane ku Shkëndija do të jetë vendase.”
“*Kjo masë pezullohet me kusht që të mos përsëriten shkelje të ngjashme gjatë dy viteve të ardhshme.”
“KF Shkëndija respekton rregullat dhe standardet e UEFA-s dhe qëndron fuqishëm kundër çdo forme të diskriminimit apo sjelljeve që bien ndesh me frymën sportive.”
“Klubi do të vazhdojë të bashkëpunojë me tifozët dhe institucionet për të garantuar një ambient të sigurt dhe pozitiv në çdo ndeshje, në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe për këtë kërkojmë që edhe tifozët të jenë korrekt dhe të respektojně rregullat dhe rregulloret e garave“, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.
Shkëndija e Tetovës ndeshjen e radhës si vendas do ta luaj ndaj Jagiellonias së Polonisë me datë 6 nëntor./Arbresh.info
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...