Në kryeqytetin finlandez të Helsinkit ka filluar kongresi i 41 i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të përfitojë edhe 1 milionë euro në arkën e saj nga UEFA-ja, por edhe Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Kështu ka bërë të ditur sot kreu i futbollit evropian, Aleksandar Ceferin, i i cili ka thënë se çdo institucion i futbollit në kontinent do të përfitojë nga 1 milionë euro ndihmë financiare.
“Falë suksesit financiar të UEFA-së, jemi të lumtur të lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milionë euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projektet,” ka thënë Ceferin në Kongresin e UEFA-së.
Ndryshe, UEFA pritet që të zgjedh anëtarin e ri të bordit, i cili do të shërben për 55 federatat kombëtare.
E në mesin e të nominuarve dhe një ndër favoritët është edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, i cili është në garë për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...