Atletico Madridi ka mbetur e befasuar nga UEFA dhe Real Madridi rreth një baneri provokues që do të shfaqet gjatë ndeshjes së sotme në ‘Bernabeu’.
Real Madridi luan sot (e martë) kundër Atletico Madridin ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Para ndeshjes, foto të një baneri, i njohur ndryshe si ‘tifo’, kanë qarkulluar kudo me pretendimin se do të shfaqet sot në ‘Bernabeu’.
Baneri shfaq trofeun e Ligës së Kampionëve me fjongo nga të dy anët, njërën me fjalën ‘Milan’ dhe tjetrën me fjalën ‘Lisboa’.
Emrat e qyteteve kanë për qëllim përmendjen e destinacioneve të triumfeve të fundit në Ligë të Kampionëve të Real Madridit ndaj Atleticos.
Në vitin 2014, Real Madridi mposhti me rezultat 4 me 1 Atleticon gjatë kohës shtesë të ndeshjes së zhvilluar në ‘Estadio da Luz’ në Lisbon. Një vit më vonë ata fituan trofeun e 11-të në Kampionatin Evropian në San Siro të Milanit me anë të penaltive ndaj rivalit të tyre lokal në Spanjë.
Atletico nuk dëshiron që ‘tifo’ të shfaqet sonte, por UEFA i ka thënë gazetës spanjolle ‘Marca’ se baneri nuk mund të ndalohet nga ata.
“Ju nuk mund të ndaloni banerin sepse nuk ka në përmbajtje diçka ofenduese, fyese ose diçka të ngjashme”, ka thënë një burim në UEFA./arbresh.info

Irani dhe Izraeli kryejnë sulme të reja pas vdekjes së Khame...
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?