Paris Saint Germain është ndëshkuar me mbylljen e pjesës veriore të tribunave dhe me një gjobë prej 43 mijë euro nga UEFA për shkak të incidenteve që ndodhën në disfatën e tyre në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.
Disfata e tyre 3 me 1 kundër Real Madridit në Parc des Princes ishte e përcjellur me një numër të madh incidentesh nga turmat e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të fishekzjarrëve të ndezur, shfrytëzimit të laserëve dhe bllokimit të shkallëve gjatë ndeshjes, ata janë goditur dhe gjobitur me mbyllje të një pjese ku qëndrojnë tifozët.
Gjyqtari ishte detyruar të ndalte ndeshjen dy herë, në minutën e 48′ dhe në minutën e 66′ për tu përballur me këto probleme.
Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka informuar PSG-në rreth vendimeve të tyre sot (e enjte)./arbresh.info/
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me...